Home / Lajme / Botë / Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për “bombën me hidrogjen të Koresë së Veriut”

Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për “bombën me hidrogjen të Koresë së Veriut”

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka filluar një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura pas informacioneve se “Koreja e Veriut ka kryer testime të bombës me hidrogjen”.

Mbledhja e jashtëzakonshme e 15 anëtareve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbahet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë.

Me rezolutën e mëhershme të Kombeve të Bashkuara, Koreja e Veriut urdhërohet të hiqte dorë nga aktivitetet bërthamore dhe program i prodhimit të raketave balistike.

Përfaqësuesi i misionit diplomatik britanik në oKB, Peter Wilson deklaroi para takimit se testimet bërthamore të Koresë së Veriut paraqesin “shkelje flagrante të rezolutës së OKB-së”.

Kujtojmë se mediat pro-qeveritare nga Peniani raportuan se është kryer testim i bombës shkatërrues me hidrogjen në orën 10:00 sipas kohës lokale vetëm disa javë pasi lideri koreano-verior Kim deklaroi se vendi i tij ka zhvilluar këtë lloj arme.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *