Home / Kryesoret / Më 23 janar zbulohet përmendorja e Isa Boletinit në Saraj të Shkupit

Më 23 janar zbulohet përmendorja e Isa Boletinit në Saraj të Shkupit

Më 23 janar pritet të zbulohet përmendorja e Isa Boletini në Saraj të Maqedonisë, këtë e bëri të ditur për Telegrafin stërnipi i heroit kombëtar Isa Boletini, Gazmend Boletini.

Sipas tij, komuna e Mitrovicës do të bëj organizimin e transportit për qytetarët e fshatit Boletin për të marr pjesë në këtë ngjarje.

“Më 23 janar në Saraj do të zbulohet përmendorja e heroit Isa Boletini. Organizimin për qytetarët e fshatit Boletin e ka organizuar komuna e Mitrovicës”, tha Boletini për Telegrafin.

Ai gjithashtu tha se me këtë rast do të mbahet edhe një simpozium shkencor historik nga Instituti i historisë së Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës.

“Instituti i historisë së Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës kanë botuar librin ‘Isa Boletini’. Me atë rast do të mbahet edhe një simpozium shkencor historik, në Shkup”, tregoi ai.

Sipas disa burimeve të Telegrafit më 22 janar në orën 11:00 në komunën e Deçanit, do të mbahet akademia përkujtimore në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve ‘Ali Hadri’.

Kjo akademi, konfirmojnë burime të Telegrafit, mbahet në 100 vjetorin e vrasjes së heroit Isa Boletinit, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Ndryshe, kryetari i Sarajit, Bekim Murati, ka dhënë sihariqin për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini, në këtë pjesë të kryeqytetit Maqedon.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *