Home / Lajme / Maqedoni / Me ikjen nga zgjedhjet LSDM-ja e shkeli Rregulloren Zgjedhore

Me ikjen nga zgjedhjet LSDM-ja e shkeli Rregulloren Zgjedhore

Frika e Zaevit nga përballja me qytetarët nuk është vetëm ikje prej zgjedhjeve, por edhe mos respektim i ligjeve të Republikës së Maqedonisë, të cilat u votuan nga ana e grupit parlamentar të LSDM-së, transmeton zhurnal.mk

Gjegjësisht, në seancën e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë të mbajtur me datë 09.11.2015, deputetët e miratuan Ligjin për ndryshime dhe plotësimin e Rregullores zgjedhore.

Në katër nene të këtij ligji saktë është definuar data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 24 prill të vitit 2016.

Përfaqësuesit e partive në Parlament u morën vesh dhe e votuan, ku në nenet kalimtare dhe përfundimtare, gjegjësisht në nenet 78, 80, 82 dhe 83 të jetë edhe data të cilën tani Zaev vendosi të mos e respektoje.

Në tërë këtë situatë, humbës më të mëdhenj nga politikat destruktive të Zaevit dhe frikës së tij të përballjes në zgjedhje nuk janë mediet, por qytetarët. Çdo tentim për të ikur nga data e zgjedhjeve ose për t`u shtyrë e njëjta, nënkupton edhe shtyrjen e krizës politike dhe de fokusimin e Republikës së Maqedonisë nga rruga e reformave dhe prosperitetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *