Home / Kryesoret / Mesazhi nga BE-ja: Të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes duhet ta respektojnë Prokuroren Speciale

Mesazhi nga BE-ja: Të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes duhet ta respektojnë Prokuroren Speciale

Të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes së Përzhinos duhet të respektojnë punën e Prokurores Speciale Publike, thuhet në mesazhin e BE-së në Shkup nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Prokuroja speciale dhe grupet punuese të katër partive pritet të mbështeten nga të katër nënshkruesit e marrëveshjes së Përzhinos thuhet në njoftimin nga zyra e BE-së në vend.

Ky reagim vjen pas një fjalimi nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjatë konferencës vjetore të Unionit të Grave të partisë, i cili tha se në pushet nuk arrihet duke bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete, me kriminel, me falsifikues , Vanhojtovci dhe Katica./

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *