Home / Kryesoret / Ministri Ademi, nesër do ketë takim pune me zyrtarë të lartë në Norvegji

Ministri Ademi, nesër do ketë takim pune me zyrtarë të lartë në Norvegji

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr. Abdilaqim Ademi, të premten dhe të shtunën do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Norvegjisë.

Gjatë qëndrimit ne Oslo, ministri Ademi do të realizojë takim me z. Hakon Blankenborg- Drejtori i sektorit për Evropën Juglindore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), znj. Anete Bul- Zëvendës drejtore e sektorit, znj. Vibeke Knudsen- përgjegjëse e sektorit për Maqedoni.

Gjithashtu në MPJ, ministri Ademi do të takohet edhe me Tore Hatrem  (Tore Hattrem) – Sekretar shtetëror pranë MPJ dhe përgjegjës për të drejtat e njeriut, paqe dhe pajtim si dhe bashkëpunimin me shtetet e Evropës.

Ministri Ademi gjithashtu do të realizojë takim edhe me z. Knut Volebek, ish komisar i lart i OSBE-së si dhe së bashku me zyrtar të lart norvegjez do të vizitojë shkollën profesionale “Kuben”, një nga shkollat më të mëdha profesionale në Norvegji.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *