Home / Kryesoret / Ministri Ademi takim me përfaqësues të MPJ-së të Mbretërisë së Norvegjisë

Ministri Ademi takim me përfaqësues të MPJ-së të Mbretërisë së Norvegjisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, i cili gjendet për vizitë dy ditore në Mbretërinë e Norvegjisë, sot u takua me z-tin Hakon Blankeborg, – Drejtor i sektorit për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Norvegjisë, z-një. Anete Bul- Zëvendës drejtore e sektorit dhe z-një. Vibeke Knudsen, përgjegjëse e sektorit për Republikën e Maqedonisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Norvegji.

Fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës për Dialog Nansen – Shkup për planet e ardhshme për bashkëpunim, veçanërisht për Konceptin për arsim interkulturor. Ministri Ademi e njoftoi z-tin Blakenborg se koncepti është pranuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe se ky koncept paraqet dokument prioritar strategjik i cili do të përgjigjet pozitivisht në çështjen e ndarjes së shkollave përtej vijave etnike dhe do të kontribuojë në përmirësimin e kualitetit në arsim në drejtim të trajnimeve për mësimdhënës, ndryshimet në tekstet shkollore si dhe në përmirësimin e kushteve për mësim, ku përmes arsimit interkulturorë do të jepet kontribut i madh në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë, me atë në pikëpamje afatgjate do të arrihet paqe dhe stabilitet.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, gjatë takimit u informuan se për zbatimin e konceptit për arsim interkulturor do të selektohen vetëm 10 shkolla të cilat do të transformohen tërësisht gjatë tre viteve, si dhe për prioritetet e ardhshme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, trajnimi i mësimdhënësve, ekipeve profesionale dhe drejtorëve të shkollave sipas asaj se si duhet të implementohet koncepti dhe si duhet të punojnë sipas programeve për aktivitete interkulturore. Përmes Qendrës për Dialog Nansen – Shkup gjatë tre viteve të ardhshme planifikohet të trajnohen të gjithë mësimdhënësit, dhe drejtorët e 10 shkollave të selektuara.

Në kuadër të vizitës së Mbretërisë së Norvegjisë, ministri Ademi gjithashtu realizoi takim edhe me Tore Hatrem, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Norvegjisë, ku biseduan për arsimin në përgjithësi, situatën politike dhe gjendjen me emigrantët. Në këtë takim gjithashtu u përmend edhe mbështetja Norvegjeze në disa lëmi, dhe se mbështetja në lëmin e arsimit është e një rëndësie të veçantë.
Si shembull pozitiv i bashkëpunimit të deritanishëm u potencua bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Qendrës për Dialog Nansen Shkup në fushën e arsimit nga i cili doli Koncepti për arsim interkulturor i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet ndëretnike, për paqe dhe stabilitetin në vend.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *