Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Neziri promovoi investimin italian prej 19 milionë euro për ndërtimin e katër hidrocentraleve

Ministri Neziri promovoi investimin italian prej 19 milionë euro për ndërtimin e katër hidrocentraleve

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri dhe pronari i kompanisë italiane, lidere në fushën e ndërtimtarisë ‘Kondote Italia’ Duccio Astaldi, sot në një konferencës të përbashkët për shtyp promovuan fillimin me punë të hidrocentralit të parë në Maqedoni, nga katër sa kjo kompani është duke i ndërtuar. Ministri Neziri tha se investimi që arrin 19 milionë euro, është një fillim i mbarë i kësaj kompanie, e cila ka premtuar se do të vazhdon me investime tjera në vend.

‘Ky investim vjen nga një ndër kompanitë italiane që është lidere në fushën e ndërtimtarisë, kompania “Kondote Italia”, e cila përmes kompanisë ‘IMPG’ në Shkup, realizon një investim total prej 19 milion euro për ndërtimin e katër hidrocentraleve. Ky investim ka kontribuar në angazhimin e më shumë kompanive lokale në ndërtimin e këtyre hidrocentraleve dhe në këtë mënyrë ka ndikuar pozitivisht në ekonominë rajonit ku ndërtohen ato, por edhe në ekonominë e vendit në përgjithësi’, deklaroi ministri Neziri.

Hidrocentrali i parë nga këto katër, tani më është ndërtuar dhe është i gatshëm të lëshohet në përdorim, ndërsa tre të tjerat janë në fazë ndërtimi, në fazën e hapjes së rrugës deri te lokacionet ku do të ndërtohen, ose në fazë të aktiviteteve përgatitore për realizimin e projekteve, varësisht nga lokacioni.

‘Jam veçanërisht i kënaqur që kompania ‘Kondote Italia’ ka shprehur interes për të investuar në Maqedoni, sepse bëhet fjalë për një kompani me 130 vite traditë në biznesin e ndërtimit, e përhapur në të gjitha kontinentet me projekte të mëdha të ndërtimit, dhe me një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë euro. Për ne është e rëndësishme mbështetja e tij personale për të ndarë përvojën pozitive nga Maqedonia me kompanitë tjera të Evropës, në këtë mënyrë riafirmimin e Maqedoninë si një vend tërheqës për investime’, tha Neziri.

Pronari i kompanisë ‘Kondote Italia’ Duccio Astaldi shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me Maqedoninë, duke shtuar se kanë takuar staf me përvojë dhe bashkëpunim profesional me kompanitë lokale të Maqedonisë.

‘Kondote Italia’, me një histori prej 135 vjetësh, realizoi investimin e parë prej 19 milionë euro në ndërtimin e 4 hidrocetraleve të vogla për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa pasi që jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin dhe mbështetjen që kemi nga Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria, kemi në plan të vazhdojmë me investime të reja në Maqedoni edhe në të ardhmen’ tha Astaldi.

Ministri Neziri gjatë takimit kërkoi nga Astaldi, që të shqyrtojë mundësinë e realizimit të autostradës Shkup-Bllacë, që u pranua me kënaqësi nga Astaldi, i cili deri para pak kohësh ishte kryetar i Shoqatës evropiane të ndërtuesve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *