Home / Kryesoret / Ministri Nurhan Izairi – premton projekte të mëdha në komunën e Tearcës

Ministri Nurhan Izairi – premton projekte të mëdha në komunën e Tearcës

Ujësjellësi, kanalizimi fekale dhe atmosferik si dhe projekte të tjera që duhet të realizohen, ishin temë e diskutimit në takimin e sotëm mes Ministrit të ekologjisë Nurhan Izairi dhe kreut të komunës së Tearcës, Isen Asani.

Izairi me këtë rast ka premtuar se, përmes fondeve evropiane, Ministria do vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin e ngushtë me komunën e Tearcës, ndërsa investimet nuk do të mungojnë edhe në sferat tjera, si ujësjellësit (rrjeti sekondar i Tearcës) dhe shtretërit e lumenjve.

Izairi është shprehur më tej se, komuna e Tearcës me sukses ka realizuar edhe projektet për mbrojtje kundër ndotjes së ambientit jetësor, ndërsa ka inkurajuar edhe komunat tjera për një hap të tillë, me qëllim të uljes sa më të madhe të ndotjes së ajrit./

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *