Home / Kryesoret / Ministri Shabani vizitoi Universitetin e Tetovës

Ministri Shabani vizitoi Universitetin e Tetovës

Ministri për vetëqeverisje lokale Lirim Shabani në kuadër të aktiviteteve të ngjeshura të “Javës për decentralizim dhe zhvillim rajonal”, sot vizitoi Universitetin e Tetovës ku u takua me prorektorin e këtij institucionit të lartë arsimorë, dr. Reshat Qahili me bashkëpunëtorë të tijë.

Ministri Shabani u informua nga prorektori Qahili për fillim të një viti arsimor akademik, me aktivitetin e përditshëm të këtij institucioni të lartë arsimor dhe me aktivitetet dhe sfidat në të ardhmen.

Ministri Lirim Shabani nënvizoi rolin dhe misionin që e ka Universiteti i Tetovës në ngritjen e aftësimin e gjeneratave të reja, për çka  tha ai, ne vazhvimisht do të jemi krah i fortë dhe se UT-¨ja gjithmonë do ta ketë mbështetjen tonë pa asnjë rezervë.

Ministria për vetëqeverisje lokale ka bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Tetovës me crast u potencua projekti  “Bashkëpunimi ndërkufitar për menaxhimin e ekosistemeve dhe zhvillmit të qëndrueshëm në regjionin e Sharrit” që implementohet nga Univerziteti Shtetëror i Tetovës dhe Univerziteti i Prishtinës. Bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të thellohet edhe në fusha tjera, sepse Universiteti i Tetovës, si gjithë universitetet dhe institucionet tjerë, ka misionin e shenjtë – arsimimin e gjeneratave të reja.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *