Home / Emisionet / Ministri shtetëror gjerman Michael Roth të hënën për vizitë në Maqedoni

Ministri shtetëror gjerman Michael Roth të hënën për vizitë në Maqedoni

Ministri gjerman, kompetent për Evropën, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth më 1 dhe 2 shkurt do ta vizitojë Maqedoninë, njoftoi Ambasada gjermane në Shkup.
“Ai do të informohet për gjendjen e brendshme politike, si dhe për problematikën e krizës së refugjatëve. Parashikohen bisedime me përfaqësues të Qeverisë dhe opozitës, shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare, që janë aktive në fushën e të drejtave të njeriut, përkrahjen e refugjatëve, popullatën rome dhe komunitetin-LGTB në Maqedoni”, thuhet në njoftim.
Është parashikuar ministri shtetëror Rot të marrë pjesë edhe në debatin publik me studentë nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Grubi: Ligji për gjuhën shqipe së shpejti në Kuvend

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka paralajmëruar se së shpejti do të miratohet Ligji për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *