Home / Kryesoret / Mjegull në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, Veles – Katllanovë dhe Gradsko – Prilep

Mjegull në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit, Veles – Katllanovë dhe Gradsko – Prilep

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të paraqitjes së mjegullës sonte dukshmëri të zvogëluar ka në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit prej 30 deri në 40 metra, deri në 50 metra në aksin rrugor Veles – Katllanovë dhe deri në 100 metra në aksin rrugor Gradsko – Prilep, kumtoi LAMM.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *