Home / Lajme / Maqedoni / Mjegull në disa akse rrugore

Mjegull në disa akse rrugore

Për shkak të mjegullës në Tetovë, Gostivar, Veles, Negotinë, Demir Kapi dhe Petrovec, është ulur dukshmëria në rrugë prej 50 deri 100 metra, njoftoi sot në mëngjes Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAAM).

Në rrugët tjera në vend komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, në disa vende në rrugë të lagështa.

Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, komunikacioni po zhvillohet normalisht. Sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen e aeroportit, deri tani janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterrimet e planifikuara, përveç fluturimeve për në Stamboll.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *