Home / Lajme / Botë / Modernizimi i armatës, Gjermania do të shpenzojë 130 miliardë euro

Modernizimi i armatës, Gjermania do të shpenzojë 130 miliardë euro

Gjermania do të shpenzojë në 15 vitet e ardhshme rreth 130 miliardë euro për modernizimin e armatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, u tha gazetarëve se gjatë 25 viteve të fundit vendi ka punuar në reduktimin dhe kufizimin e forcave të armatosura.

Megjithatë, siç tha ajo, për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në planin e sigurisë, ushtria gjermane në nivel ndërkombëtar, gjithnjë e më shumë ka marrë obligime dhe përgjegjësi.

“Nga këtu është e nevojshme që ushtria gjermane të furnizohet me pajisje ushtarake për aktivitetet që realizohen”, tha ministrja gjermane.

Ajo theksoi se gjatë 15 viteve të ardhshme do të shpenzohen rreth 130 miliardë euro për furnizim me armë dhe pajisje ushtarake.

Sipas saj, paratë do të shpenzohen për blerjen e tankeve të reja, helikopterëve dhe pajisjeve tjera ushtarake.

Në fund ajo sqaroi se ushtria gjermane po përballet me një proces të nevojshëm të modernizimit të përmasave të mëdha.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *