Home / Kryesoret / Moti në Maqedoni me diell dhe vranësira

Moti në Maqedoni me diell dhe vranësira

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, më shumë vranësira do të ketë në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e dobët kryesisht jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në dy gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri minus dy gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri shtatë gradë Celsius.

Nga e diela do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira të përkohshme me shi lokal dhe me kushte për mjegull nëpër fushëgropa. Deri të martën do të mbajë relativisht ngrohtë. Të martën  do të fryjë erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa nga e mërkura pritet rënie e temperaturave të ditës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *