Home / Kryesoret / Ndalesë për automjete të rënda në një pjesë të Maqedonisë

Ndalesë për automjete të rënda në një pjesë të Maqedonisë

Për shkak të reshjeve të borës ndalesë të automjeteve të rënda transportuese është vendosur në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Strazhë – Kërçovë dhe Tetovë – Kodra e Diellit, ndërsa për autobusë në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, informon LAMM.
Në mënyrë parandaluese ndalesë për kamionë është vendosur edhe në qafën malore Presekë, ndërsa për automobilat tjera është e obligueshme pajisje dimërore.

Sipas LAMM, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, vende-vende me mbetje të borës e cila mbetet në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare nga “Rrugët e Maqedonisë”.

LAMM rekomandon për shkak të reshjeve të mëdha të borës të mos udhëtohet pa nevojë të veçantë në pjesën perëndimore të shtetit. Ndërkohë përkujton në mbajtje të obligueshme të pajisjeve dimërore, kujdes të jashtëzakonshme në vozitje, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *