Home / Kryesoret / Ndryshimi i motit , mjekët alarmojnë për rritje të të sëmurëve nga gripi

Ndryshimi i motit , mjekët alarmojnë për rritje të të sëmurëve nga gripi

Moti i nxehtë dhe i ftohtë, që është një karakteristikë e këtij dimri, ndikon në uljen e imunitetit. Mjekët thonë se për shkak të ndryshimit të motit zvogëlohen fuqitë mbrojtëse të organizmit dhe për këtë arsye te shumë qytetarë paraqiten infeksionet respiratore dhe gripi. Javën e kaluar numri i personave të paraqitur me simptoma të gripit ka arritur në 277, që është për rreth 70 për qind më shumë se javën para saj.

“Kushtet e motit dhe temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin e njeriut, që si rezultat i shpeshtë janë infeksionet respiratore, ftohje të vogla, zvogëlimi i rezistencës. Gjatë ndryshimit të motit ftohtë-nxehtë zvogëlohet forca mbrojtëse imunitare e organizmit kështu që jemi më të ekspozuar ndaj infeksioneve tjera duke përfshirë edhe gripin. Tani kushtet e motit janë të përshtatshme për gripin dhe presim që numri të rritet në javët e ardhshme”, tha Gordana Kuzmanovska, Instituti i Shëndetit Publik.

Numri i përgjithshëm i rasteve të sëmurë nga gripi këtë sezon është 1525, ndërsa numri më i madh i të sëmurëve është në Tetovë, Kumanovë dhe Prilep.

“Për këtë periudhë vazhdimisht përpunohen ndryshimet dhe gjatë ndryshimit më intensiv që ndodh në atmosferë caktohet një indeks dhe përcaktohen vështirësitë që njerëzit do ti ndjejnë”, tha Boris Sekirarski, sinoptikan.

Parashikimi i meteorologjisë mjekësore vlen për 60 orë, dhe kur moti është me diferenca të mëdha temperaturash indekset tregojnë se njerëzit ndjejnë vështirësi më të mëdha shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *