Home / Kryesoret / Në 9 aksidente dje në Shkup, 9 të lënduar, karrotreci “ka larguar” 87 automjete

Në 9 aksidente dje në Shkup, 9 të lënduar, karrotreci “ka larguar” 87 automjete

Prej tyre tre janë me pasoja të dëmeve materiale dhe gjashtë janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tre drejtues të automjeteve, katër bashkëudhëtarë, një këmbësor dhe një çiklist.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 24 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes të automjetit, 20 shoferë janë zënë se si drejtojnë automjetin pas skadimit të patenës së shoferit ose pa të. Katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, përkatësisht nuk u kanë dhënë përparësi  kalimit të automejteve në zonë të udhëkryqeve, si dhe tre shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë larguar nga komunikacioni.

Janë sanksionuar edhe 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, përkatësisht nuk kanë kaluar në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” mbrëmë nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 87 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin e rrugëve sot  do të mbajë ligjëratë me fillim në orën 19:00 në hapësirat e Stacionit policor me kompetenca të përgjithshme Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë shkelje të ndryshme si këmbësorë.

Me fillim në orën 11:00 Shoqata nacionale e autoshkollave, shoferëve dhe instruktorëve “Trajnimi L” do të mbajë protestë të qetë  në bul. “Ilinden” para ndërtesës së Qeverisë të Republikës së Maqedonisë. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, ndërsa sipas nevojës do të bëhet edhe rikahëzim i komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *