Home / Kryesoret / Në Alo doktor! javën e kaluar 1.336 thirrje

Në Alo doktor! javën e kaluar 1.336 thirrje

Telefonatat, siç njoftojnë nga ISHP Shtëpia e Shëndetit Shkup, zakonisht janë për simptoma respiratore, tension të lartë të gjakut, temperaturë të ngritur trupore, viroza dhe kollë nga temperaturat e ulëta. Thirrjet janë prej qytetarëve të të gjitha qyteteve të Maqedonisë.

Të gjithë personave të cilët kërkojnë këshillë mjekësore në linjën telefonike Alo doktor”, u është ofruar ndihmë mjekësore me këshillë dhe terapi përkatëse. Për këshilla mjekësore kanë qasje gjithsej 25 doktorë.

Nga 15 shtatori i vitit 2014 që kur filloi të punojë linja telefonike për këshilla mjekësore Alo doktor!, janë regjistruar gjithsej 73.164 thirrje.

Linja ka qasje çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësojë konsultime të drejtpërdrejta mjekësore në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *