Home / Lajme / Botë / Në Bruksel zbulohet shtëpia e njërit prej autorëve të sulmeve në Paris

Në Bruksel zbulohet shtëpia e njërit prej autorëve të sulmeve në Paris

Prokuroria federale belge pohon se në Bruksel është gjetur shtëpia në të cilën sulmuesit përgjegjës për masakrën e Parisit, prodhuan mjetet shpërthyese, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Prokurorisë në shtëpinë e lagjes Schaerbeeek janë gjetur shenja gishtërinjsh të Salah Abdselam, i cili arriti të arratiset pas sulmit, substancat të përdorura për prodhimin e mjeteve shpërthyese dhe tre jelekë të cilët i kanë përdorur vetëvrasësit me bombë.

Siç pohon kanali televiziv belg VRT, Abdselam pas sulmit është fshehur në atë shtëpi, por akoma nuk dihet sa gjatë. Dyshohet se në mesin e personave të arrestuar më herët gjendet edhe personi i cili me emër jo të vërtetë ka marrë shtëpinë me qira.

Është vërtetuar se të paktën dy sulmues që kanë marrë pjesë në masakrën e 13 nëntorit në Paris, kanë jetuar në Belgjikë.

Në aksionet e forcave të sigurisë në disa lokacione pas sulmit, janë arrestuar më shumë se 40 persona, prej tyre dhjetë janë paraburgosur.

Gjatë sulmit terrorist për të cilin përgjegjësinë e ka marrë organizata terroriste DAESH, humbën jetën 130 persona, ndërsa 350 të tjerë u plagosën

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *