Home / Kryesoret / Në dalje të Shkupit ndalohet një kamion me 33 migrant

Në dalje të Shkupit ndalohet një kamion me 33 migrant

Më datë 8 janar rreth orës 11:30 në rrugën Nikushtak-Orllancë në dalje të Shkupit është ndaluar një kamion i llojit “Mercedes” me targa false të Velesit, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), raporton Anadolu Agency (AA).

Nga ana e zyrtarëve të policisë nga Qendra rajonale-Veri dhe ekipi i krim-teknikës të Sektorit të Punëve të Brendshme -Kumanovë në vendin e ngjarjes janë kryer hetime me çka është vërtetuar se në kamion po transportoheshin 33 migrantë nga të cilët 15 nga Irani, 16 nga Iraku dhe 2 nga Libia.

Gjithashtu nga hetimi i kryer është konstatuar se bëhet fjalë për kamionin “Mercedes” me targa të regjistrimit nga data 4 janar 2016 në Shtip. Me këtë rast është marrë në pyetje edhe ish-pronari 33 vjeçar nga Shtipi i cili ka deklaruar se i ka shitur kamionin 24 vjeçarit XH.I., nga Velesi, duke treguar marrëveshjen e shit-blerjes.

Tre persona nga migrantët do të vendosen në Qendrën e pranimit për të huaj në Shkup, 16 migrantëve nga Iraku do t’u jepet vërtetimi për azil dhe të njëjtit do të vendosen në kampin e refugjatëve në Tabanoc, kurse për 16 migrantët nga Irani është parashtruar procesverbal për pranimin e azilit dhe të njëjtit do të vendosen në Qendrën për azil në Vizbeg të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *