Home / Kryesoret / Në Gostivar dhe Kërçovë lulëzon prostitucioni

Në Gostivar dhe Kërçovë lulëzon prostitucioni

Drejtuesi i Shoqatës joqeveritare “Help”, Zoran Poposki, bën me dije se shumica e tyre krahas prostitucionit, janë shfrytëzuese aktive edhe të lëndëve të ndryshme narkotike, madje në mesin e tyre prezent është edhe diagnoza e Hepatitit – C.

“Në programin për punë- toret seksuale që përfshinë qytetet Gostivar dhe Kërçovë dhe që ka filluar të realizohet nga vitit 2008, kemi të regjistruar rreth 270 deri 290 punëtore seksuale. Patjetër të them se në mesin e tyre shumica janë edhe përdoruese të lëndëve narkotike. Edhe përskaj faktit se ushtrojnë profesionin e punëtorëve seksuale, njëkohësisht janë edhe përdoruese të lëndëve të ndryshme narkotike. Tek ato është prezent edhe diagnoza e “Hepatitit – C”, si sëmundje bartëse nga marrëdhëniet intime seksuale”, njoftoi Zoran Poposki, kryetar i shoqatës “Help”, në Gostivar.

Ky numër mund të jetë edhe më i madh, kur kihet para sysh fakti se evidenca vjen nga një organizatë joqeveritare që nuk ka qasje gjithëpërfshirëse. Ndërkohë, numri zyrtar i personave të prekur nga së- mundja e Sidës në regjionin e Gostivarit, mendohet të jetë pesë, njofton Koha. Njëri nga ata tashmë ka ndërruar jetë. Evidenca vjen nga Enti Epidemiologjik në Gostivar.

“Deri më tash kemi të regjistruar pesë raste të prekura me HIV Sidë, konkretisht katër persona të sëmurë nga HIV Sida, dhe një person me diagnozën HIV pozitivë. Rastet e para të prekura nga HIV Sida u zbuluan në vitin 2005, edhe atë tre raste. Në vitin 2006, u zbulua edhe një rast po ashtu i prekur nga HIV Sida, dhe rasti i fundit është zbuluar gjatë vitit të kaluar me diagnozën HIV pozitivë, pra kemi gjithsej pesë raste të evidentuara. Do të thotë se persona me HIV Sidë kemi edhe në regjionin tonë. Kemi informatë të sigurt se njëri nga këto persona tashmë ka ndërruar jetë”, bëri me dije Voisllav Ognjanoski përgjegjësi i Entit Epidemiologjik në Gostivar, njofton INA.

Nga sëmundje epidemiologjike, regjioni i Gostivarit qëndron më mirë me sëmundjet e tuberkulozit. Për dallim nga e kaluara, numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka shënuar ulje madje të katërfishtë. “Mund të themi se tuberkulozi për dallim nga 15 apo 20 vite me herët, ka shënuar ulje drastike. Nëse para 20 vitesh kemi pasur nga 250 raste të tilla, tash ky numër rrotullohet nga 45 deri 50 raste. Do të thotë se edhe këtu kemi ulje drastike të rasteve, dhe tuberkulozi që më herët paraqitej si problem epidemiologjik në regjionin tonë, për dallim nga e kaluara, s’do mend se kemi përmirësim të konsiderueshëm”, njoftoi Voisllav Ognjanoski përgjegjësi i Entit Epidemiologjik në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *