Home / Kryesoret / Në mëngjes nën zero në të gjithë Maqedoninë

Në mëngjes nën zero në të gjithë Maqedoninë

Temperatura minus në mëngjes janë matur në të gjitha rajonet e Maqedonisë. Më ftohtë me -11 gradë Celsius ka qenë në Berovë. Në Strumicë dhe Manastir janë matur -5, -4 në Kriva Pallankë, Lazaropole dhe Pozhar, – 3 në Vinicë, Krushevë, Topollçan, Demir Kapi, Mavrovë, Gjevgjeli, Prilep, Shkup dhe Tetovë, -2 në Shtip, Pozhorane, Gjurishte, Kavadar dhe Pretor dhe -1 në Dojran, Ohër, Kumanovë dhe Dibër.

Shtresë të dëborës ka në Mavrovë 32 centimetra, Lazaropole 24, Gjurishte, Krushevë dhe Pozharane 13, Berovë 11, Pozhar 10, Tetovë 7, Manastir dhe Shtip 5, Topollçan 4, Strumicë 3, Kriva Pallankë 1 centimetër.

Për momentin moti është kryesisht me vranësira dhe i qetë, në pjesët veriore të vendit ka borë të dobët lokale. Gjatë ditës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm, në pjesët veriore do të ketë kushte për rënie të shiut dhe borës së dobët. Do të fryejë erë e dobët, ndërsa përgjatë Vardarit erë veriore mesatare.

Temperatura më e lartë në vend do të rritet prej 4 deri 12 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshme, paradite me kushte për shi të dobët të përkohshëm dhe borë. Pasdite do të ketë zvogëlim të vranësirave. Temperatura do të arrijë deri rreth 8 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbisundojë mot stabil dhe më i ngrohtë.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *