Home / Lajme / Botë / Në nëntor 2015 shkalla më e ulët e papunësisë në BE që nga korriku 2009

Në nëntor 2015 shkalla më e ulët e papunësisë në BE që nga korriku 2009

Shkalla e papunësisë në muajin nëntor 2015 në Eurozonë arriti në 10.5 përqind, që është norma më e ulët e papunësisë që prej tetorit 2011, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në faqen e internetit të Zyrës së Statistikave (Eurostat), shkalla e papunësisë në Eurozonë në tetor ishte 10.6 përqind, kurse në nëntor ishte edhe më e ulët.

Në Bashkimin Evropian, shkalla e papunësisë në muajin tetor ishte 9.2 përqind, ndërsa në muajin nëntor për 9.1 përqind. Kjo është shkalla më e ulët e papunësisë në BE nga korriku 2009.

Në nëntor, shkalla e papunësisë në BE ishte rreth 22.159.000, ndërsa 19.924.000 prej tyre janë në Eurozonë. Nëse këto të dhëna krahasohen me muajin tetor, mund të vërehet se numri i të papunëve është ulur për 179.000 në BE, apo 130,000 në Eurozonë.

Mbi bazat vjetore, numri i të papunëve është ulur për 2 milionë 146 mijë në BE, ndërsa 1.573.000 në eurozonë.

Vendi me normën më të ulët të papunësisë në nëntor ishte Gjermania, kurse shkalla e papunësisë ishte 4.5 përqind.

Nga ana tjetër, shkalla më lartë e papunësisë në muajin nëntor ishte 24.6 përqind, dhe ishte regjistruar në Greqi.

Papunësia në bazë vjetore është ulur në 25 vende të BE-së, ndërsa situata në Rumani mbetet e pandryshuar. Rritje të papunësisë në BE në bazë vjetore është regjistruan në Austri.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *