Home / Kryesoret / Në Saraj të Shkupit u vendos përmendorja e heroit Isa Boletini

Në Saraj të Shkupit u vendos përmendorja e heroit Isa Boletini

Në Sheshin e Flamurit në Saraj të Shkupit sot u vendos përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini.

Përmendorja e Isa Boletinit është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërsa u punua në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani.

Për këtë projekt,  i cili përfshinë edhe rikonstrumin e sheshit, komuna e Sarajit ndau 18 milionë denarë, ndërsa gjithashtu një kontribur simbolik kanë dhënë edhe qytetarët shqiptar.

Kryetari i SHVL-UÇK Fazli Veliu tha se, me vendosjen e kësaj figure Shkupi është shumë më afër Kosovës.

“Shtatorja e Isës është e treta për nga madhësia e shtatoreve shqiptare. Porosi të gjithë atyre të cilëve menduan se Saraji nuk mund të bart shtatoren e tij, por sot e dëshmoi atë që të jemi vetë prezent”, tha Veliu.

Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini sot në inaugurimin e shtatores së Isa Boletinit në Saraj tha se Shkupi për ata që sot nuk janë gjallë ka qenë vatra e tyre ku për gjyshin tim Isa Boletinin me 12 mijë forca bashkë me Idris Seferin çliruan Shkupin.

Shpreh falënderime për të gjithë ata që kanë respektuar gjyshin tim. Ju falënderojë gjithëve për respektin që na bëni si familje.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri u shpreh para mijëra shqiptarëve në Saraj shtatorja është ngritur në kryeqytetin e shqiptarëve .

Populli shqiptar mburret me heroizmin e Isa Boletinit. Ai tha se shqiptarët duhet të bashkohen njëjtë si kanë qenë të bashkuar si më parë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *