Home / Kryesoret / Në Shkup për dy ditë 11 aksidente, 11 të lënduar

Në Shkup për dy ditë 11 aksidente, 11 të lënduar

Më 18 janar, e hënë, policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në gjithsej pesë aksidente rrugore. Prej tyre, tre janë me pasoja dëme materiale dhe dy janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy bashkëudhëtarë dhe një këmbësor.

Dje, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej gjashtë aksidente trafiku. Prej tyre, dy janë me pasoja dëme materiale, ndërsa katër janë me pasoja lëndime trupore, ku lëndime të lehta trupore kanë marrë katër drejtues të automjetit për udhëtarë, tre bashkëudhëtarë dhe një këmbësor.

Gjatë dy ditëve të kaluara nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 24 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin. Tetë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njejtit janë larguar nga komunikacioni, si dhe tetë shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit. Janë sanskionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë këtyre dy ditëve nga ana e policisë së trafikut janë larguar 56 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *