Home / Lajme / Botë / Në vitin 2015 forcat izraelite kanë vrarë 170 palestinezë, mbi 15.300 janë plagosur

Në vitin 2015 forcat izraelite kanë vrarë 170 palestinezë, mbi 15.300 janë plagosur

Në përleshjet mes pjesëtarëve të forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve në vitin 2015, forcat izraelite kanë vrarë 170 palestinezë. Përveç kësaj janë shkatërruar edhe qindra shtëpi të palestinezëve, ndërsa mijëra palestinezë janë arrestuar.

Ndonëse ka shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Izrael, veçmas potencohet ngjarja kur nga fundi i shtatorit policët dhe ushtria izraelite hyrën në kompleksin Al-Aksa. Theksohet edhe vënia e zjarrit nga ana e hebrenjve ndaj shtëpisë së një familjeje palestineze në fund të korrikut, në të cilën humbën jetën foshnja 18 muajshe dhe prindërit e saj, ndërsa vëllai u plagos rëndë.

Në mesin e shkeljes së të drejtave të njeriut gjendet edhe burgosja si dhe vrasja e palestinezëve për shkak të, siç pohon pala izraelite, “qëllimit të sulmojë me armë të ftohtë”.

Sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar në përleshjet e forcave izraelite të sigurisë janë lënduar 15.377 palestinezë. Në periudhën e njëjtë janë vrarë edhe 26 izraelitë.

Shoqata e të Burgosurve Palestinez njoftoi se në vitin 2015 pjesëtarët e forcave izraelite të sigurisë kanë arrestuar 6.830 palestinezë, që është për 12.7 përqind më shumë se krahasuar me vitin e kaluar. Më së shumti palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor, 4.075, në Jerusalem 2.353, ndërsa në Rripin e Gazës 170.

Në mesin e të arrestuarve gjenden edhe 1.500 të mitur.

Gjatë tre muajve të fundit mesatarisht në dit janë arrestuar mes 35 dhe 40 palestinezë.

Izraeli në tetor mori vendim për ndërtimin e murit në kufirin e gjatë 65 kilometra me Rripin e Gazës.

Muri i ndarjes, i cili konsiderohej ilegal, filloi të ndërtohet gjatë Intifadës së Dytë (kryengritja palestineze kundër Izraelit), ndërsa ndan Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor.

Lindja e Mesme tashmë prej disa muaj sërish është bastion i tensioneve në rritje dhe përleshjeve të shpeshta. Procesi paqësor është pezulluar, ndërsa bashkësia ndërkombëtare bën përpjekje për zgjidhjen e konfliktit disadekadësh palestinezo-izraelit sipas modelit të vendosjes së dy shteteve të pavarura në kufijtë e vitit 1967.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *