Home / Kryesoret / “Nëse nuk i fitoj zgjedhjet, FIFA do të përjetojë një katastrofë”

“Nëse nuk i fitoj zgjedhjet, FIFA do të përjetojë një katastrofë”

Princi jordanez, Ali bin Hussein për mediat britanike tha se do të jetë një katastrofë për Federatën e Futbollit Botëror (FIFA), nëse ai nuk zgjidhet president i ri në zgjedhjet e 26 shkurtit, raporton Anadolu Agency (AA).

Princi Ali beson se ai është personi i duhur i cili do të rivendosë reputacionin e FIFA-s që dukshëm është dëmtuar për shkak të skandaleve të shumta korruptive. Ai shtoi se zgjedhjet e 26 shkurtit janë shansi i fundit për ti rregulluar gjërat.

“Do të ishte një katastrofë e vërtetë për FIFA-n nëse gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Pas takimeve që pata me federatat kombëtare në mbarë botën mund të them se të gjithë janë dakord se ky është një moment tepër i rëndësishëm për të ardhmen e organizatës sonë. FIFA ka nevojë për dikë me aftësi të forta të lidershipit dhe dikë që do të marrë përgjegjësi, që deri më tani nuk ka ndodhur”, tha Princi Ali.

Mbështetja e Federatës Angleze të Futbollit (FA) është e një rëndësie të vençatë për të.

“Në futbollin anglez vërehet morali, dhe pozita që kishte në të kaluarën. Njerëzit në mbarë botën respektojnë Anglinë, sidomos futbollin anglez. Ata duan të dinë se edhe Anglia brengoset për të ardhmen e FIFA-s”, tha Ali.

Në mesin e pesë kandidatëve për presidencën e FIFA-s, përveç Ali janë edhe Jerome Champagne, Gianni Infantino, Sheiku Salman bin Ebrahim al-Khalifa dhe Tokio Sexwale.

Princi Aliu ishte rival i Sepp Blatterit në zgjedhjet e fundit për presidencën e FIFA-s në maj të vitit të kaluar. Megjithatë, ai vendosi të tërhiqet nga gara për president pas humbjes në raundin e parë ku mblodhi 73 vota përballë Blatterit që kishte 133.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *