Home / Kryesoret / Neziri: Presim zgjedhje korrekte dhe demokratike më 24 prill

Neziri: Presim zgjedhje korrekte dhe demokratike më 24 prill

Ministri i Ekonomisë dhe shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Bekim Neziri pret që më 24 prill të implementohen të gjitha segmentet nga Marrëveshja e Përzhinos dhe të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike në datën e caktuar.

“Republika e Maqedonisë tashmë pesë muaj është në krizë pasi që filloi publikimi i të ashtuquajturave ‘bomba’ dhe pikërisht për këtë qëndrimi i BDI-së është sa më shpejt të kemi zgjedhje, por të jenë korrekte dhe demokratike” deklaroi Neziri në përgjigjen e pyetjes pas promovimit të tuning projektit “Përforcim i zbatimit të të drejtave nga prona intelektuale”.

Theksoi se për këtë nevojitet të implementohen dy segmente nga Marrëveshja e Përzhinos, gjegjësisht të pastrohet Lista zgjedhore dhe të ketë ligj të ri për mediat.

“Shpresoj dhe jam optimist se deri më 24 prill këto dy segmente nga Marrëveshja e Pëzhinos do të implementohen dhe do të ketë zgjedhje” thekson Neziri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *