Home / Kryesoret / Nga dita e hënë fillon shpërndarja e kartelave elektronike shëndetësore

Nga dita e hënë fillon shpërndarja e kartelave elektronike shëndetësore

Një muaj pas afatit të paraparë, Fondi Shëndetësor ka shpërndarë nëpër njësitë rajonale mbi 100 mijë kartela elektronike shëndetësore, ndërsa qytetarët të njëjtat do të mund t’i tërheqin nga dita e hënë. Drejtori i Fondit Orhan Ramadani tha se për foshnjat e porsalindura deri në moshën tre vjeçare nuk ka nevojë për kartelë të posaçme elektronike.

“Prej ditës së hënë qytetarët do të mund t’i marrin kartelat e tyre nëpër qendrat rajonale aty ku i kanë bërë kërkesat. Nga 106.541 kërkesat të cilat i kanë bërë qytetarët, prej tyre 34.538 janë kartela dy gjuhësore, të gjitha kartelat janë të gatshme dhe sot i kemi distribuuar në të gjitha njësitë rajonale të fondit. Me ndryshimet e rregullores prej 1 shkurtit të gjithë fëmijët deri në moshë 3 vjecare do të mund të shfrytëzojnë kartelën e prindit”, tha Orhan Ramadani, Fondi shëndetësor.

Ramadani tha gjithashtu se nëpër njësi rajonale ka edhe mbi 60 mijë kartela tjera të cilat prej kohësh nuk janë tërhequr nga qytetarët. Për kartelat elektronike shëndetësore qytetarët kanë paguar prej 100 deri 250 denarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *