Home / Lajme / Botë / Nga përmbysja e anijes në Malajzi humbin jetën 13 persona

Nga përmbysja e anijes në Malajzi humbin jetën 13 persona

Policia në Malajzi ka deklaruar se 13 trupa të pajetë për të cilët besohet se janë migrant ilegal indonezianë janë gjetur në breg pas fundosjes së anijes së tyre për shkak të motit të keq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi i policisë Rahmat Othman tha se trupat e katër burrave dhe nëntë grave ishin zbuluar në një plazh mëngjesin e sotëm.

Ai tha se autoritetet kishin gjetur një anije prej druri e cila ishte përmbysur para mëngjesit, dhe sipas dyshimeve të policisë, në të ka pasur mes 30 dhe 35 njerëz , sipas të gjitha gjasave indonezianë që kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Malajzi.

Tragjeditë si kjo nuk janë të rralla në Malajzi.

Shumë indonezianë rrezikojnë jetët e tyre gjatë tentativës për të shkuar ilegalisht në Malajzi, shtet ky i cili paraqet treg ilegal të punës.

Gjithashtu lexo

”I pamundur transporti i mbeturinave nga rajoni i Tetovës”

Banorë të disa fshatrave të cilët gravitojnë rreth deponisë Rusino-Gostivar, mbrëmë kanë bllokuar transportin dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *