Home / Lajme / Rajon / Ngacmonte seksualisht femrat në autobus, pranga shqiptarit

Ngacmonte seksualisht femrat në autobus, pranga shqiptarit

Një shtetas shqiptar është dënuar me burg pas pranimit të akuzave që rëndojnë ndaj tij, për një seri sulmesh seksuale ndaj grave dhe të paktën ndaj një vajze të mitur, në lindje të Londrës.

Giorge Zhukas, 47 vjeç, ka sulmuar seksualisht nëntë femra në autobusë në Walthamstoë dhe Ilford midis 11 gushtit dhe 16 tetorit të vitit të kaluar, raporton “Scotland Yard”.

Një prej viktimave të tij ishte edhe një vajzë 13-vjeçare, ndërsa më e vjetra në moshë ishte një grua 43-vjeçare. Ai u arrestua më 20 tetor, pasi policia e identifikoi atë nga pamjet e “CCTV”, që ishin marrë në autobusët ku ishin kryer sulmet.

Në katër prej videove, cilësia ishte aq e lartë saqë Shërbimi i Prokurorisë autorizoi hetimin penal ndaj shqiptarit, mbi veprën penale të ngacmimit seksual edhe pse viktimat nuk ishin identifikuar dhe nuk kishin raportuar në polici.

“Daily Mail” shkruan se, Zhukas, i cili nuk ka një vendbanim të caktuar, u burgos për 18 muaj në Gjykatën Snaresbrook të ​​premten, pas deklarimit fajtor për nëntë akuza për sulm seksual në mjetet e transportit publik  në Waltham Forest dhe Redbridge.

Emri i tij u regjistrua gjithashtu në regjistrin e abuzuesve seksualë për 10 vjet. Menjëherë pas vuajtjes së dënimit shqiptari do të dëbohet për në vendin e tij të origjinës. Detektivi Adnan Qureshi përgëzoi viktimat për kurajën në raportimin e krimeve.

Ai tha: “Në sajë të veprimeve të tyre, ky individ i neveritshëm ka marrë një dënim të gjatë me burg dhe dëbim pas lirimit të tij, që shpresoj se i nxit të tjerët që të veprojnë në këtë mënyrë në rrethana të ngjashme”.

Siwan Hayward, zëvendësdrejtor i Transportit në Londër dhe shtoi: “Ne kujdesemi për pasagjerët tanë dhe çdo udhëtim që ata bëjnë në rrjetin e transportit tonë. Ne, së bashku me policinë, jemi të angazhuar për trajtimin e çdo forme të sjelljes së padëshiruar seksuale në linjën tonë”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *