Home / Lajme / Botë / Norvegjia planifikon kthimin në BE të rreth 5 mijë refugjatëve

Norvegjia planifikon kthimin në BE të rreth 5 mijë refugjatëve

Norvegjia ka bërë të ditur se prapa në Bashkimin Evropian do të dërgojë 5.000 refugjatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më konkretisht, autoritetet norvegjeze theksuan se planifikojnë të dërgojnë prapa mes 4.000 dhe 5.000 refugjatë në vendet e BE-së, prej të cilëve 860 në Hungari.

Kryeministrja Erna Solberg konfirmoi në Oslo se ky vend së shpejti do të fillojë me dërgimin e azilkërkuesve në vendet e tjera të BE-së.

“Doemos duhet të mbajmë strukturën që e kemi në vend. Nuk mund të pranojmë që azilkërkuesi ashtu me lehtësi të zgjedh në cilin vend të dëshirojë të parashtrojë kërkesën. Vendi i parë ku të regjistrohen do të duhet të merret me rastin e tyre”, tha Solberg.

Zyra për emigracion (UDI) theksoi se nga Norvegjia në vendet e BE-së do të kthejë deri në 5.000 refugjatë prej gjithsej 33.000 personave që kanë mbërritur në këtë vend gjatë vitit 2015.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *