Home / Kryesoret / OKB: Lejohet dërgimi i ndihmës humanitare në Siri

OKB: Lejohet dërgimi i ndihmës humanitare në Siri

egjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad do të lejojë dërgimin e ndihmës në qytetet siç janë Madaya, Fua dhe Kafarya, bëhet e ditur nga Kombet e Bashkuara, transmeton Anadolu Agency (AA).

OKB-ja ka shprehur shqetësimin në të cilin gjenden më shumë se 400.000 persona në vendet nën rrethim siç janë su Deir ez-Zor, Kafarya, Madaya, Fua dhe Guta lindore.

Të paktën 42.000 persona në Madayi gjenden në prag të urisë.

Në njoftim shprehet edhe kënaqësia që ndihma humanitare do të mund t’u dërgohet atyre që vërtet u nevojitet.

Siç mëson gazetari i AA-së, vitin e kaluar është aprovuar vetëm dhjetë përqind e kërkesave për dërgimin e ndihmës humanitare të OKB-së, por edhe të organizatave të tjera humanitare.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të paktën 4.5 milionë sirianë gjenden në kushte të rënda, ndërsa 400.000 nuk kanë kushte themelore për jetesën.

Shembull i tillë është  Madaya e cila nën rrethim është shtatë muaj. Njerëzit në këtë rajon jetojnë në prag të urisë, ku e kanë të pamundur qasjen deri tek ushqimet bazë. Për shkak të rrethimit në këtë rajon muajin e kaluar nga uria humbën jetën 23 persona.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *