Home / Kryesoret / Okupimi i ndërtesës federale në Oregon shkakton reagime

Okupimi i ndërtesës federale në Oregon shkakton reagime

Pas pushtimit të ndërtesës Federale në Burns, në shtetin federal amerikan Oregon nga një grupi i armatosur në shenjë proteste për vendimin gjyqësor që dy fermerëve tu vazhdohet dënimi me burg, kanë reaguar autoktonët amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e fisit indian “Paiutët Verior”, Charlotte Rodique, duke komentuar kërkesën e grupit i cili ka okupuar ndërtesën federale, tha se ai territor duhet të kthehet në pronësi të pronarëve të vërtetë është ofenduese për ta.

“Ata nuk pranojnë faktin se këtu është e rrënjosur prania indianëve në të kaluarën”, tha Rodrique për të shtuar se kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera me drejtorinë e qendrës Malheur, e cila për momentin gjendet e okupuar.

“Këtë hapësirë e perceptojmë si mbrojtëse të kulturës dhe historisë sonë. Dikur këtu ka pasur vendbanim indianësh” tha ajo duke shtuar se në bazë të të dhënave me të cilat disponon fisi, indianët kanë jetuar në këto troje para gjashtë mijë viteve, por që është dashur ta braktisin në shekullin e 19-të.

Ajo foli edhe për kërkesat e demonstruesve që toka tu kthehet pronarëve të vërtetë.

“Sipas atyre të cilët okupuan qendrën, kjo tokë është formuar 150 vite më parë, respektivisht me ardhjen e të bardhëve. Kjo nënkupton se para ardhjes së tyre, këtu nuk ka pasur asgjë” tha Rodrique.

“Rrënjët tona janë këtu. Dëshirojmë të mbrojmë këtë territor. Nëse ky rajon është nën kontroll të shtetit atëherë duam të pranojmë këtë fakt dhe të mbrojmë të drejtat tona. Asnjë grup nuk ka të drejtë të mos respektojë varrezat e të tjerëve, historinë e tyre, kulturën dhe traditën” sqaroi Rodrique.

Pauitët që sot numërojnë gjithsej 350 pjestarë jetojnë në shtetet federale Kaliforni, Idaha, Nevada dhe Oregon.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *