Home / Kryesoret / Opozita në Kosovë takim mobilizues

Opozita në Kosovë takim mobilizues

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të mbajnë sot një tubimi mobilizues me strukturat e tyre.
Takimi mbahet në Prishtinë, konkretisht te Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë dhe Sportit, duke filluar nga ora 13:00.

Në një njoftim të dërguar nga tri subjektet opozitare, nuk është qartësuar se për cilat arsye do të mbahet ky takim, mirëpo takime të tilla të opozitës në vazhdimësi i kanë paraprirë protestave të mbajtura për të kundërshtuar dy marrëveshjet me Serbinë dhe me Malin e Zi.

Megjithëse opozita e bashkuar ka paralajmëruar për protestën e radhës, një datë e saktë nuk është dhënë ende.

Për këtë gjë pritet të njoftohet ditëve në vijim, kanë përsëritur disa herë përfaqësues të opozitës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *