Home / Kryesoret / Ora 17 parlamenti mban seancë, zgjedhjet më 24 prill!

Ora 17 parlamenti mban seancë, zgjedhjet më 24 prill!

Sot në ora 17 pritet që të mbahet seancë në të cilën do të diskutohet dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Tek deputetët dorëheqja është dërguar përmes postës elektronike ndërsa kjo seancë do të ketë tre pika të rendit të ditës.

Konstatimi i dorëheqjes së kryeministrit Gruevski, a faktikisht ai do të mbetet në funksion deri në momentin e zgjedhjes së kryeministrit të ri. Kjo është konstatuar në mbledhjen e VMRO që u dakorduan që zgjedhjet të mbahen më 24 prill edhe pse Johanes Han deklaroi se partitë duhet të dakordohen për një datë të re a u përmend edhe 5 qershori.

Me këtë marveshja e Përzhinos vendoset si e pafuqishme që qeveria të shkojë në zgjedhje kriminele pasiqë edhe pse u përfol se Gruevski do të largohet nga pozicioni 100 ditë para zgjedhjeve ky afat tashmë kalon 98 ditë.

Ivo Koteski nga VMRO ka thënë se gjitha vendimet janë karshi marveshjes së Përzhinos. Nga LSDM atmosfera është e qetë, priten reagime para fillimit të seancës. Meret vesh se diplomatët e huaj në Shkup janë të shokuar me këtë vendim.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *