Home / Kryesoret / Paraburgim për Arditin, i dyshuar në vrasjen e Leartit

Paraburgim për Arditin, i dyshuar në vrasjen e Leartit

Gjykata Themelorë Shkupi 1 i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditor  20-vjeçarit Ardit A, i dyshuari kryesor në vrasjen e Leart Ademit dhe plagosjen e shokut të tij, Edis Fakiç.

Gjykatësi hetuese, pas shqyrtimit të fakteve dhe dëshmive të dorëzuara nga Prokurori, ka sjellë vendimin për shqiptimin e masës përkatëse.

“Në Gjykatën Themelorë Shkupi 1, gjatë mbrëmjes së hënë u soll personi A.A i dyshuar për kryerjen e veprës ‘lëndime të rënda trupore me pasojë vdekje’ nga neni 131 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, me çka Prokuroria e Shkupit dha propozimin për shqiptimin e masës së paraburgimit për 30 ditë”, thuhet në njoftimin për media nga Gjykata Shkupi.

Ashtu siç mëson gazeta KOHA, dëshmia kryesore e cila ka ndikuar në shqiptimin e kësaj masë, ka ballafaqimi i të dyshuarit me personin e plagosur, Edis fakiç.

Ky i fundit ka konstatuar se dorasi i vrasjes është pikërisht Arditi. Megjithatë sipas informacioneve jo zyrtare personi i plagosur, Edis Fakiç në disa raste e ka ndryshuar deklaratën e tij, sa i përket bashkëpunëtorëve me të cilat ka qenë i shoqëruar Ardit A. Përpos motivit banal, arsyet tjera për këtë tragjedi ende mbeten enigmë.

Po ashtu, arma me të cilën është kryer vrasja nuk është gjetur akoma.

Nga spitali kirurgjik “Shën Naum i Ohrit” – në Shkup, thonë se i kanë  kryer të gjitha intervenimet e duhura për reanimim e jetës së Leart Ademit, megjithatë siç thonë ata, ka qenë tepër vonë sepse ai veçmë iu kishte nënshtruar plagëve. Ndryshe, Ardit A. është i njohur si njëri nga udhëheqësit e grupit të tifozëve “Shvercerat”

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *