Home / Kryesoret / Paralajmërohet ashpër Ali Ahmeti nga komandanti: Mos gabo me ardhë në Kumanovë

Paralajmërohet ashpër Ali Ahmeti nga komandanti: Mos gabo me ardhë në Kumanovë

Disa komandant të ish UCK-së së Kosovës janë angazhuar nga BDI për të ndihmojn që ta qetësojn situatën në Kumanovë dhe Likovë me qëllim që kryetari i partisë më të madhe në pushtet, Ali Ahmeti të vizitoj Lagjen e Trimave para 20 tetorit. Kështu shkruan portal maqedonas Libertas, transmeton Gazeta NewBorn.

Sipas të njëjtit burim, thuhet se partia e Ahmetit ka kërkuar asistencë nga disa ish luftëtar të UCK-së të Kosovës të cilët do t’a qetësojn popullatën e revoltuar pas ngjarjeve të fundit në Lagjen e Trimave.

Këta kosovar kanë ardhur në Kumanovë dhe po e qetësojn situatën në këtë qytet dhe në fshatin Vaksincë.

Mirëpo kundër kësaj iniciative janë përkrahësit e dy komandatëve të ndjer, Beg Rizajt dhe Ndrecaj të cilët agjitojnë kundër vizitës së Ahmetit në Kumanovë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *