Home / Kryesoret / Pas Jugohromit të zhvendoset deponia në Tetovë

Pas Jugohromit të zhvendoset deponia në Tetovë

Dy ditë pasi që kombinati Jugohrom ka ndërprerë prodhimin ndotja në rajonin e Tetovës ka rënë por jo në masë të kënaqshme. Matjet tregojnë ka një ulje të vogël, por sipas drejtuesve të Eco Guerillës nevojitet kohë që të ketë efekt, kjo për shkak se këtyre ditëve nuk kemi nga 30 ton pluhur.Në vazhdim sipas Arjanit Xhaferit, duhet që komuna të pastrojë rrugët, raporton Tv Koha.

Kreu I Lëvizjes Eco Guerilla, nënvizon se për tu pastruar ajri duhet shumë koh, duke marrë shëmebullin e qytetit të Velesit, të cilët iu deshën edhe vite me radhë. Por sipas tij, duhet që përfundimisht të dislokojë stacionin e ngarkim shkarkimit në hyrje të Tetovës, njofton Tv Koha.

Nga lëvizja ambientaliste Eco Guerilla nënvizojnë se do të vazhdojnë që edhe më tej të bëjnë presion që të përmirësohet gjendja me ndotjen në Tetovë.

Në ndërkohë, Eco Guerilla paralajmëron se nëse nuk vendosen filtra në muajin Mars atëherë nuk përjashtojnë mundësinë e vendosjes së tendave para fabrikës së Jugohromit.Tv Koha.

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *