Home / Kryesoret / Pas sulmit në Stamboll, janë arrestuar 59 persona të lidhur me SHI-në

Pas sulmit në Stamboll, janë arrestuar 59 persona të lidhur me SHI-në

Siç lajmëroi TASS, të gjithë të arrestuarit dyshohen për lidhshmëri me grupin xhihadist Shteti Islamik (SHI).

Operacioni është zbatuar në Ankara, Shanlurfa, Mersin, Kilis dhe Adana.

Sipas televizionit “Haber turk”, nga 16 të arrestuar në Ankara, madje 15 janë shtetas të Sirisë, të cilët pas përfundimit të hetimit pritet të dëbohen nga Turqia.

Midis të arrestuarve në qytetet tjera ka edhe një numër të madh të shtetasve turq, të cilën ngarkohen për “aktivitet terrorist”, që do të mund të thotë edhe se janë të lidhur ose janë anëtarë të Partisë punëtore kurde (PKK).

Sipas policisë, të arrestuarit kanë pasur për detyrë t’i zbulojnë “pikat e dobëta” të një numri të madh të institucioneve shtetërore, të cilat pastaj do të ishin cak i sulmeve terroriste.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *