Home / Kryesoret / Pelegrinët serbë arrijnë në Gjakovë, protestuesit gjuajnë me gurë autobusin e tyre

Pelegrinët serbë arrijnë në Gjakovë, protestuesit gjuajnë me gurë autobusin e tyre

Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ka arritur një autobus me pelegrinë serbë në kishën ortodokse në Gjakovë.

Këtë vizite nuk e kanë pritur mirë një numër i qytetarëve gjakovarë që janë mbledhur për të protestuar kundër vizitës së pelegrinëve.

Derisa autobusi hyri në oborrin e kishës, protestuesit që janë zhvendosur nga policia në distancë hodhën gur dhe gjësende të forta drejtë policisë.

Por pelegrinët serbë kanë hyrë brenda për t’i zhvilluar ritet e tyre fetare ndërsa protestuesit janë duke pritur jashtë kishës.

Në oborr dhe jashtë kishës gjendet një numër i policëve që po kujdesën për situatën deri në përfundimin e riteve fetare të pelegrinëve serbë.

Qytetarët bllokojnë hyrjen e kishës ortodokse, pelegrinët ende nuk kanë arritur

Rreth 30 protestues janë duke pritur para Kishës Ortodokse në Gjakovë, të cilët po kundërshtojnë ardhjen e pelegrinëve serb në këtë qytet.

Tashmë protestuesit kanë nisur të shpërndahen për shkak të shiut të madh që është duke rënë.

Ndërsa, askush prej atyre që paralajmëruan ardhjen nuk ka mbërri.

Protestuesit janë të qetë ndërsa policia është duke qëndruar para tyre dhe para dyerve të Kishës.

Tension në Gjakovë, qytetarët bllokojnë hyrjen e kishës ortodokse

Njoftohet se tashmë policia ka liruar hyrjen e kishës ortodoksë, ndërsa policë të tjerë po qëndrojnë afër saj për të monitoruar gjendjen.

E shumë qytetarë janë duke kundërshtuar shkuarjen e pelegrinëve serb në Gjakovë për krishtlindjet e tyre.

* * * *
Dhjetra persona e kanë bllokuar hyrjen e kishës ortodokse në qendër të Gjakovës, derisa policia është duke vendosur barrikada të hekurta për të lejuar hyrjen e pelegrinëve serb në këtë kishë për shkak të krishtlindjeve të tyre.

Ata po kundërshtojnë që persona që dikur morën pjesë në luftën e Kosovës të rikthehen në Gjakovë, vendin ku u bënë shumë krime gjatë luftës së 99 –ës.

Sanije Berisha e cila ka djalin e vrarë në këtë luftë tha se në Gjakovë ka ndodhur Sebrenica.

“Do të rri këtu. Nuk e dini në Gjakovë është Sebrenica. Nuk i lejojë shkijet të kalojnë sepse ma kanë vra djalin 17 vjeçar”, tha ajo.

Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës, dhe të pranishëm po shihen edhe pjesëtarë të njësisë speciale.

Raportohet se pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar njëri prej protestuesve.

Pas ndërhyrjes policia ka arritur qe t’i largojë protestuesit nga hyrja e kishës duke i zhvendosur në një distancë më të largët.

Kusari-Lila: E drejta për protestë e garantuar, sikurse liria e lëvizjes së lirë

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se e drejta e protestës është e drejtë e garantuar njëjtë sikur e drejta për liri të lëvizjes së lirë.

Me poshtë është postimi i plote i Kusari-Lilës:

“Gjakova shumë pagoi për krejt proceset në Kosovë por duhet edhe ne gradualisht te i kthehemi normalitetit. Është esenciale që të vazhdohet me kërkimin dhe identifikimin e të pagjeturve si dhe vënien para drejtësisë te atyre qe shkaktuan këto krime. Te gjitha duhet të bëhen në rrugë institucionale dhe me angazhim të të gjitha strukturave në vend”.

“Ashtu sikur ritet dhe vizitat fetare duhet te mbesin dhe te respektohen si vizita fetare, pa ngjyrime politike dhe pa incidente të lidhura me këto vizita”.

“Gjakova duhet të vazhdojë të ndërtoj të ardhmen në paqe dhe stabilitet, gjithmonë kokëlarte për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen”.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për paqe, stabilitet, zhvillim dhe drejtësi për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Kusari-Lila në profilin e saj në Facebook.

Ky shkrim ka ardhur pak kohë para se pelegrinët serb ta vizitojnë Gjakovën

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *