Home / Kryesoret / Përmbytet një gomone me refugjatë në Egje, vdesin 3 fëmijë
KOMOTINI (AA) - Në ujërat e Detit Egje u përmbyt edhe një tjetër gomone me 23 refugjatë ku si pasojë gjetën vdekjen tre fëmijë. Tragjedia ndodhi afër ishullit grek Agathonisi. ( Hülya A. Gündüzalp - AA )

Përmbytet një gomone me refugjatë në Egje, vdesin 3 fëmijë

– Në ujërat e Detit Egje u përmbyt edhe një tjetër gomone me 23 refugjatë ku si pasojë gjetën vdekjen tre fëmijë. Tragjedia ndodhi afër ishullit grek Agathonisi, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas thirrjes së njësive ushtarake në ishull, në vendin e fatkeqësisë ka arritur varka e një organizate të shoqësirë civile, ku u shpëtuan 20 persona, ndërsa poashtu u gjetën edhe trupat e pajetë të tre fëmijëve.

Roja bregdetare greke (HCG), njoftoi se refugjatët e shpëtuar dhe trupat e pajetë të fëmijëve janë transferuar në ishullin Samos.

– Një varkë e Rojes bregdetare greke është bllokuar në ujërat e cekëta territoriale turke –

Ndërkohë bëhet me dije se një varkë e Rojes bregdetare greke e cila ishte duke patrulluar në Detin Egje është bllokuar në ujërat e cekëta territoriale turke.

Në deklaratën e HCG-së thuhet se varka greke ka ngecur në ujërat e cekëta territoriale turke “për shkak të defektit në motor gjatë ndjekjes së një varke e cila ishte duke bartur në mënyrë të paligjshme refugjatë në ishullin Sisam”.

Anëtarët e ekuipazhit të varkës greke janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kishin kërkuar ndihmë nga autoritet turke për shpëtimin e varkës.

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *