Home / Kryesoret / Personat që realizojnë të ardhura të ulëta nuk do të kenë nevojë të vijnë në Fond për tu riregjistruar si të siguruar shëndetësor

Personat që realizojnë të ardhura të ulëta nuk do të kenë nevojë të vijnë në Fond për tu riregjistruar si të siguruar shëndetësor

Në fillim të çdo viti, Enti shtetëror i statistikës dhe Minsitria për punë dhe politikë sociale i publikojnë të dhënat për nivelin e pagës mesatare dhe minimale për punëtor. Në pajtueshmëri me Ligjin për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social dhe me qëllim që personat e papunë të kenë sigurim shëndetësor të pa ndërprerë, Fondi i publikon limitet e të ardhurave të realizuara për riregjistrimin e personave me të ardhura të ulëta. Nga shkaku se në vitin e kaluar kemi rritje të nivelit të pages minimale, në pajtueshmëri me të ardhurat e realizuara neto si familje në vitin 2015, këtë vit kemi rritje të limitit të Ligjit për sigurim shëndetësor.

Në periudhën standarde prej 1 Shkurt e deri me 31 Mars (deri në vitin e kaluar), personat që kanë pas realizuar të ardhura të ulëta, kanë qenë të obliguar të japin deklaratë në sportelet e Njësive rajonale të Fondit, në këtë mënyrë duke e vazhduar të drejtën e sigurimit shëndetësor të cilën ua mbulon shteti përmes Ministrisë së shëndetësisë. Në vitin 2015 kemi bërë ndryshime të Ligjit dhe e kemi përpiluar sistemin elektronik për t’i riregjistruar në mënyrë automatike personat me të ardhura të ulta.

Pasi akoma vazhdon riregjistrimi në mënyrë automatike, 200.000 persona të papunësuar, bartës të sigurimit shëndetësor dhe 200.000 anëtarë të familjes (bashkëshort/e, fëmijë), që kanë realizuar të ardhura por që nuk e kanë tejkaluar vlerën prej 115.080 denarë, se nuk do të kenë nevojë të vijnë në Njësinë rajonale të Fondit për ti deklaruar të ardhurat pasi sigurimi shëndetësor i tyre do të vazhdojë në mënyrë automatike.

Personat të cilët nuk e kanë realizuar këtë të drejtë respektivisht, nuk egzistojnë në bazën e Fondit për sigurim shëndetësor duhet të vijnë dhe të aplikojnë në sportelet e Njësive rajonale të Fondit. Personat të cilët gjatë muajit Janar 2016 për së pari herë kanë aplikuar për sigurim shëndetësor, do të duhet të vijnë sërisht në sportelet e Njësive rajonale të Fondit për të dhënë deklaratë, pasi limitet e reja Ligjore të posa publikuara janë rritur. Numri i këtyre personave është 3.374. Njëashtu, edhe personat që kanë ndryshime në të ardhurat e realizuara neto, prej dates 1 Shkurt deri 31 Mars do të duhet ti sjellin dokumentet në Njësitë rajonale të Fondit për t’a bërë regjistrimin e sërishëm.

Të siguruarit që do tju vazhdojë sigurimi shëndetësor në mënyrë automatike, nuk do të pranojnë Vendime të reja nëpërmjet postës. Personave që nuk do tju vazhdojë sigurimi shëndetësor në mënyrë automatike shkaku i të ardhurave më të larta se limiti i publikuar, do të pranojnë Vendime përmes Postës për të ardhur në Njësine rajonale të Fondit dhe ta bëjnë riregjistrimin.

Personat të cilët nuk e kanë realizuar këtë të drejtë dhe nuk egzistojnë në bazën e Fondit për sigurim shëndetësor

Duam të potencojmë se, të ardhurat e realizuara brenda familjes konsiderohen të ardhurat personale të bartësit dhe të ardhurat e anëtarëve tjerë të familjes (bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijëve).

Limitet e reja për sigurim shëndetësor në pajtueshmëri me të ardhurat e realizuara neto në vitin 2015 janë:

  • Deri 115.080 denarë – sigurimin shëndetësor e mbulon e shteti respektivisht, Ministria e shëndetësisë (dallimi i rritur nga viti i kaluar është 9.480 denarë)
  • Prej 115.080 deri 193.608 denarë, nëse në dy muajt e fundit kanë realizuar të ardhura më të ulëta se 19.180 denarë – sigurimin shëndetësor e mbulon shteti respektivisht, Ministria e shëndetësisë (dallimi i rritur nga viti i kaluar është 9.480 denarë)
  • Prej 115-080 deri 193.608 denarë – sigurimin shëndetësor e paguan vetë i siguruari në vlerë prej 50% të pagës mesatare respektivisht, 1.178 denarë në muaj (dallimi i rritur nga viti i kaluar është 9.480 denarë)
  • Mbi 193.608 denarë – sigurimin shëndetësor e paguan vetë i siguruari në vlerë 100% të pagës mesatare respektivisht, 2.356 denarë në muaj (dallimi i rritur nga viti i kaluar është 3.744 denarë)

Fondi në mënyrë të vazhduar i kontrollon të dhënat e marra nga Drejtoria e të ardhura publike për personat e siguruar në nivel familjar dhe në raster kur konstaton se i siguruari merr pjesë në kategorinë e personave me të ardhura më të larta, por nuk i ka deklaruar të ardhurat dhe ndërkohë ka shfrytëzuar shërbime shëndetësore, Fondi sipas detyrës zyrtare do të sjellë Vendim për t’a ndërprerë statusin e sigurimit shëndetësor për personin në fjalë duke i’u shkurtuar e drejta e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, përveç të drejtës për shfrytëzimin e ndihmës urgjente.

Të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me Projektin për regjistrimin/riregjistrimin e personave të pa punë, të siguruarit do të mund të informohen çdo ditë pune prej orës 8:30-16:30 duke u lajmëruar në linjën telefonike pa pagesë 0800 33 222 në adresën elektronike info@fzo.org.mk ose në web faqen zyrtare të Fondit www.fzo.org.mk tek pjesa Personat që realizojnë të hyra të ulta.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *