Home / Lajme / Kronika e zezë / Pesë aksidente në Shkup, dy me lëndime më të lehta

Pesë aksidente në Shkup, dy me lëndime më të lehta

Pesë aksidente, prej të cilave dy me persona lehtë të lënduar dhe tre me dëme materiale kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Në dy aksidente janë lënduar një bashkëudhëtar dhe një këmbësor.

Nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 22 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, tetë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe, përkatësisht nuk i kanë respektuar rregullat për përparësi të kalimit të automjeteve në zonë të udhëkryqeve. Katër shoferë e kanë vozitur automjetin nën ndikim të alkoolit, ndërsa nëntë shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose kanë folur në celular derisa ishin duke vozitur. Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 76 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor sot do të mbajë ligjëratë komunikacioni në orën 19:00 në Stacionin policor nga kompetenca e përgjithshme në Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë shkelje sipas bazave të ndryshme në përbërje të këmbësorëve.

Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme, me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm edhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *