Home / Kryesoret / Petkovski: Marrëveshja e Përzhinos duhet të zgjasë

Petkovski: Marrëveshja e Përzhinos duhet të zgjasë

Dialogu duhet të vazhdojë dhe marrëveshja e Përzhinos duhet të zgjasë. Ky është vendimi që solli Bordi Ekzekutiv i PRSD-së. Si udhëheqës i partisë Tito Petkovski, partia mbetet në qëndrimin se deri 24 prill nuk mund të krijohen kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe gjatë negociatave palët duhet të bien dakord për një konsensus për një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve, transmeton TetovaSot.

Duhet të mbetemi deri në fund në përputhje me marrëveshjen deri sa ka ndonjë shans, edhe më të vogël, që marrëveshja të mund të zbatohet. Është e rëndësishme që bisedimet mes palëve të vazhdojnë për të negociuar një datë të pranueshëm për të gjithë, – tha Petkovski.

Ai shpjegoi se deri më tani brenda koalicionit opozitar nuk kishte diskutuar për një datë tjetër për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Mendimi im personal është se deri më 5 qershor mund të ketë sukses dhe organizohen zgjedhje, nëse qeveria ndalon të bëjë obstruksione e procesit – konsideron Petkovski.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *