Home / Kryesoret / Policia e Hungarisë do të patrullojë në kufirin Maqedoni-Greqi

Policia e Hungarisë do të patrullojë në kufirin Maqedoni-Greqi

Hungaria ka nisur sot 31 zyrtarë policorë të cilët do të ndihmojnë kolegët e tyre nga Maqedonia për të zbatuar kontrollet më të fortë të kufirit me Greqinë në mënyrë që të mbahet në kontroll një fluks eventual i migrantëve.

Drejtuesja e Sektorit për Marrëdhëniet Protokollare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Natalia Spiorovska Kordiç, për AA konfirmoi së “në vendkalimin kufitar Tabanoc janë duke pritur në çdo moment të arrijnë zyrtarët policor nga Hungaria të cilët në periudhën e ardhshme do të patrullojnë bashkë me zyrtarët tanë në kufirin Maqedoni – Greqi”.

“Për nesër në orën 10:00 në vendkalimin kufitar me Greqinë do të organizohet një takim-konferencë  me qëllim që policët hungarez të njihen me situatën momentale në terren dhe për aktivitetet të cilat do ti ndërmarrin bashkë me kolegët e tyre nga Maqedonia” – tha ajo për të sqaruar se njëra nga detyrat e policëve hungarez është monitorimi i përforcuar i kufirit  shtetëror me Greqinë, ndërsa patrullat policore do të jenë të përziera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *