Home / Lajme / Botë / Portugali, veto ndaj vendimit për të birësuar fëmijë çiftet e gjinisë së njëjtë
SARAJEVË (AA) – Presidenti portugez Anibal Cavaco Silva të hënën ka vendosur veto ndaj ligjit me të cilin u miratohet çifteve të gjinisë së njëjtë birësimi i fëmijëve. ( Dursun Aydemir - AA )

Portugali, veto ndaj vendimit për të birësuar fëmijë çiftet e gjinisë së njëjtë

Presidenti portugez Anibal Cavaco Silva të hënën ka vendosur veto ndaj ligjit me të cilin u miratohet çifteve të gjinisë së njëjtë birësimi i fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Të hënën Silva thirri në debat publik për ligjin të cilin në dhjetor e votoi parlamenti shtetëror me shumicë të deputetëve të së majtës. “Me rëndësi është që një ndryshim kaq i rëndësishëm për një çështje tejet të ndjeshme të mos hyjë në fuqi pa një debat paraprak të gjerë publik”, tha presidenti i Portugalisë.

Presidenti kërkoi shqyrtimin e propozimit i cili i jep përparësi, siç tha, “interesit të fëmijës”, e jo barazisë së “çifteve të gjinisë së njëjtë dhe ato biseksuale”.

Silva, i cili përfundon mandatin e dytë, më 9 mars do të zëvendësohet nga Marcelo Rebelo de Sousa, i zgjedhur të dielën në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *