Home / Kryesoret / PPD: Koalicioni i hajnisë s’mund të organizoj zgjedhje të lira

PPD: Koalicioni i hajnisë s’mund të organizoj zgjedhje të lira

Partia për Prosperitet Demokratik është e qëndrimit të prerë se vendi mund të del nga kriza e rëndë politike, ekonomike e sociale, më e rëndja pas pavarësimit të vendit, vetëm me zgjedhje të lira dhe demokratike dhe krijimin e të gjitha kushteve paraprake që ato të jenë të drejta dhe jo të manipuluara e të blera siç ka qenë rasti me të gjitha ciklet zgjedhore deri më tani.

Vetëm në kësi kushtesh e rrethanash PPD është e gatshme të merr pjesë në zgjedhje.

PPD e hudh poshtë çdo tentim të koalicionit të vjedhjes dhe krimit ekonomik të jetë organizatore e zgjedhjeve parakohe dhe është e prerë se asi zgjedhje nuk i duhen Maqedonisë dhe PPD nuk do të merr pjesë në to dhe maksimalisht do të angazhohet që ato të bojkotohen nga popullata.

 Njëherit PPD e fton komisarin Hahn të mos merr anën e asnjë subjekti politik të përfshirë në negociata dhe të angazhohet aktivisht që të gjehet një datë reale për organizimin e zgjedhjeve të parakohëshme sepse çdo tentim që zgjedhjet të mbahen më 24 prill pa siguruar kushte elementare për zgjedhje të drejta, demokratike dhe jo të manipuluara definitivisht Maqedoninë do ta çojnë në krizë edhe më të rëndë politike me tendenca destabilizimi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *