Home / Kryesoret / Pres konferenca vjetore e ministrisë sëAmbientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor

Pres konferenca vjetore e ministrisë sëAmbientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor

Sot ministri i Amibentit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi mbajti pres konferencë ku e informoi masën për punët e realizuara nga ministria vitin që lamë pas. Me këtë rast ai tha:

Ju dëshiroj mirëseardhje në takimin tonë të parë në vitin e ri 2016, në të cilin dëshiroj t’ju informoj për punën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vitin që e lamë pas. Ajo që ishte angazhimi im dhe ku i përqëndruam të gjitha resurset tona, në dispozicion të Ministrisë, është puna sistematike në mbrojtjen e të gjitha mediave të mjedisit jetësor dhe të tërë territorit të shtetit. Kjo është në përputhje me Programin e punës së Qeverisë së RM-së , në të cilin mbrojtja e mjedisit jetësor është e ranguar lartë, ndërsa është në përputhje edhe me procesin e afrimit drejt Bashkimit Evropian. Kjo imponoi detyrime të konsiderueshme lidhur me zmadhimin e shkallës së investimeve në mjedisin jetësor, por edhe në proceset që duhet të zbatohen për përmirësimin e kapaciteteve, përforcimin dhe ristrukturimin institucional të administratës në nivel qendror dhe lokal. Duke i marrë parasysh proceset rrjedhëse, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në sferën e mjedisit jetësor implementoi një sërë projektesh, masash dhe aktivitetesh:

1.Mbrojtja e resurseve ujore përkatësisht ndërtimi i sistemeve për furnizimin me ujë, grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza, ishtë një ndër sferat prioritare të veprimit në vitin që e lam pas. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizoi disa projekte, me mjete të siguruara nga buxheti, mjete te donatorëve si dhe mjete të siguruara përmes programit IPA. Me këtë rast, nuk do t’i numëroja projektet. Ato i keni në shtojcën që ua përgatitëm, por do të theksoja se ato janë mbi 40 me vlerë prej 30 milionë euro. Si më të rëndësishme, të financuara nga disa prej burimeve të përmendura të financimit do t’i përmendja: Ndërtimi i kanalit për grumbullimin e ujërave të zeza dhe atmosferike në komunen e Haraçinës 1.5 milion euro ,,Ndërtimi i një pjese te kanalizimit fekal në vendbanimin Hasanbeg, komuna e Gazi Babës – 91 milion denarë, Ndërtimi i ujësjellësit në Tetovë 115 milionë denarë, Ndërtimin e stacionit për pastrim dhe kolektorit kryesor për ujërat e zeza në Koçan me një vlerë te përgjithshme prej 23 milionë franga zvicerane, Projektimi dhe ndërtimi i stacionit filtrues i sistemit të furnizimit me ujë në Gostivar me vlerë të përgjithshme prej 2 milionë euro, Ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Gjevgjeli 9.6 milionë euro, Ndërtimi i rrjetit kanalizues faza I dhe II me stacion për pastrimin e ujërave të zeza për Prilepin 25 milionë euro si dhe një numër i madh i projekteve tjera. Me rëndësi të veçantë është se në vitin 2015 arritëm të shfrytëzojmë një pjesë të mirë të fondeve evropiane në dispozicion për ndihmë paraqasëse.

Që do të thotë se gjatë vitit 2015 në kuadër të komponentit IPA janë përfunduar 7 projekte, në fazë të implementimit janë 11 projekte, për 2 projekte evaluimi ka përfunduar dhe duhet të fillojnë në janar të 2016-ës, ndërsa 2 projekte duhet të fillojnë në mars të 2016-ës.

Njëherësh, për ne ishte sfidë e madhe të kompletohet dokumentacioni i tenderit për ndërtimin e tri stacioneve të filtrimit në Republikën e Maqedonisë edhe atë në Strumicë, Radovish dhe Kërçovë, si dhe për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjeteve të kanalizimit në Kumanovë dhe Berovë. Me kënaqësi të veçantë do të theksoja se për dy të fundit tanimë janë nënshkruar marrëveshjet për ndërtim dhe realizimi i akteviteteve projektuese do të fillojë në shkurt të 2016-ës pas lidhjes së marrëveshjeve për zbatimin e mbikëqyrjes.

Në pjesën e hartimit të planeve dhe programeve   për mbrojtje të resurseve ujore janë përgatitur: Plani për menaxhimin me pellgun e lumit Bregallnicë, Plani për menaxhimin me pellgun e lumit Strumicë, Implementimi i Planit për menaxhimin me Liqenin e Prespës , Plani për menaxhimin me pellgun e lumit Drini i Zi si dhe përgatitja e Studimit Kombëtar për Ujërat .

Gjithashtu, Ministria i ndanë edhe mjetet e realizuara në bazë të kompensimit për prodhimin e energjisë nga derivatet e fosileve si shtesë dedikuar për vitin 2014, ndërsa të realizuara në vitin 2015 për komunat e Novacit, Manastirit, Mogillës, Kërçovës dhe Gazi Babës në vlerë prej 30 milionë denarësh. Në këtë periudhë, vazhdoi me realizim Plani aksionar për pastrimin e lumenjve dhe shtretërve të lumenjve në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 . Përfundimisht më 09.12.2015 janë ofruar gjithsej 708.000 litra naftë. Gjatë vitit 2015 , në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nënshkruam 15 marrëveshje për koncesione për ndërtimin e 25 hidrocentraleve të vogla.

  1. Lidhur me menaxhimin me mbeturinat,gjatë vitit 2015 aktivisht u vazhdua me proceset e filluara. Në periudhën e kaluar aktivitetet tona ishin orientuar drejt rrumbullaksimit të hartimit të dokumenteve të nevojshme për menaxhimin rajonal në rajonin Lindor dhe Verilindor, si dhe fillimin e procedurës për hartimin e dokumenteve të nevojshme edhe për 4 rajonet: të Vardarit, Shkupit, Pellagonisë dhe atë Jugperëndimor. Të gjitha këto aktivitete zbatohen përmes 4 projekteve në kuadër të programit IPA me vlerë të përgjithshme prej 5 milionë euro.
  2. Në sferën e vëzhgimit të cilësisë së ajrit ambiental Ministria e Mjedisit Jetësor në kontinuitet bën mirëmbajtjen e Sistemit Shtetëror Monitorues, ndërsa përmes ëeb portalit qytetarët vazhdimisht janë të informuar për gjendjen e ajrit. Raportin për punën e Sistemit informativ të Maqedonisë mund ta gjeni në ëeb faqen e Ministrisë. Atë që me këtë rast do të doja ta theksoj ka të bëjë me çështjen më aktuale me të cilën e përfunduam vitin që shkoi, e kjo është monitorimi i ajrit ambiental. Në këtë kontekst, në kuadër të kompetencave që na i jep ligji filluam me realizimin e dy projekteve të rëndësishme. Në kuadër të tëinning projektit “Përforcimi i mëtejshëm i kapaciteteve për implementimin efektiv të acquis në sferën e cilësisë së ajrit” u fillua me përgatitjen e Planit për cilësinë e ajrit për Shkupin, si dhe me përgatitjen e planeve aksionare afatshkurtëra për Shkupin dhe Tetovën. Në mënyrë plotësuese në kuadër të tëinning projektit do të hartohet edhe Plani për cilësinë e ajrit në Tetovë. Me të njëjtin projekt kanë filluar matjet indikative të metaleve të rënda në Shkup dhe Tetovë me çka do të mund ti përcaktojmë burimet e ndotjes së ajrit. Rezultatet nga këto matje priten nga fundi i prillit.
  3. Në lidhje me mbrojtjen e vlerave natyrore është duke u hartuar Projekti: “Programi për ruajtjen e natyrës”, i financuar nga Angjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, kanë filluar aktivitetet për përpunimin e Strategjisë kombëtare për mbrojtjen e natyrës si detyrim që rrjedh nga legjislacioni kombëtar dhe aktivitetet për hartimin e Studimit kombëtar për gjendjen me gjeodiversitetin dhe trashëgiminë gjeologjike në Maqedoni. Gjithashtu është përpiluar ëeb-faqja me temë: “Ta gëzojmë natyrën “ për promovimin e Parqeve kombëtare të Mavrovës, Pelisterit dhe Galiçicës (http://priroda.moepp.gov.mk).
  4. Posaçërisht dëshiroj të theksoj suksesin, të cilin Ministria e arriti në lidhje me ndryshimet klimatike. Në bashkëpunim me partnerët e vendit dhe të jashtëm e hartuam , ndërsa Qeveria e R. së Maqedonisë e miratoi Raportin e Parë të Reviduar për ndryshimet klimatike,i cili i është dorëzuar Sekretariatit të Konventës Kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike, me çka Republika e Maqedonisë është shteti i parë në rajon dhe i 11-ti në botë që e realizoi këtë detyrim. Në kuadër të kryesimit me Iniciativën Europiane Qendrore-IEQ, Ministria organizoi Konferencën Ministrore- “Drejt samitit në Paris, sfidat për vendet anëtare të Iniciativës Europiane Qendrore-IEQ”, e cila u mbajt më 6 nëntor 2015 , ku u diskutuan kontributet nacionale për ndryshimet klimatike të shteteve. Si rezultat i konferencës doli edhe deklarata e përbashkët për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes në Paris. Në vazhdim, delegacioni i RM-së mori pjesë në pjesën e liderëve dhe atë ministrore të samitit të klimës në Paris.

Ministria gjatë vitit 2015 realizoi një numër të madh të aktiviteteve edhe në segmente tjera nga kompetencat e saja, u miratuan një numër i madh i akteve ligjore, ndërsa në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar u realizuan një varg takimesh dypalëshe dhe shumëpalëshe, me të cilat u hapën tema dhe mundësi për zhvillimin, zgjerimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ekzistues.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *