Home / Kryesoret / Pritet që të rritet numri i të prekurve nga gripi

Pritet që të rritet numri i të prekurve nga gripi

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik javën e kaluar ishin regjistruar 611 persona me simptoma të gripit. Kjo paraqet rritje të dyfishtë të numrit në krahasim me javën e kaluar. Gripi aktualisht është në përhapje e sipër dhe pritet që numri i të prekurve nga gripi të rritet gjithnjë e më shumë.

“Në gjysmën e dytë të janarit dhe shkurtit presim që të kemi numër më të madh të të prekurve nga gripi. Të dhënat epidemiologjike që i përpunojmë deri tani e konfirmojnë këtë, kështu që nga java e dytë e vitit 2016 deri tani janë regjistruar numri më i madh i rasteve ose më saktësisht 611 persona”, tha Vladimir Mikiq, mjek në Institutin për Shëndet Publik.

Mjekët i rikujtojnë qytetarët të aplikojnë rekomandimet për parandalim nga kjo sëmundje.

“Të ruhet higjiena e duarve, sepse përveç ajrit, virusi mund të bartet edhe nëpërmjet kontakteve, nëpërmjet kontaktit me sekrecione të një personi të infektuar. Duhet të shmanget kontakti i afërt me dikë që ka simptomat e gripit dhe nëse keni simptoma të gripit, mos shkoni në punë, me qëllim të reduktimit të përhapjes së sëmundjes”, theksoi Vladimir Mikiq, mjek në Institutin për Shëndet Publik.

Në dhjetor ishin vërejtur 592 raste të gripit, ndërsa vetëm në dy javët e para të janarit, 888 raste. Si mbrojtje më e sigurt kundër infeksionit rekomandohet vaksinimi. Kjo veçanërisht ju nevojitet të sëmurëve kronik, të moshuarve dhe fëmijëve që nuk kanë imunitet të fortë dhe te të cilët gripi mund tu shkaktojë komplikime.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *